Ishte një nga emrat më të përfolur të verës. Interesi i Interit për shërbimet e tij ishte shumë i pranishëm nëpër mediumet botërore por kjo nuk e pengoi aspak Luka Modric që të jetë lojtari më i mirë i botërorit që u mbajt në Rusi gjatë kësaj vere.
Modric fitoi Topin e Artë të botërorit ‘Rusia 2018′ dhe ishte njëri nga shtyllat kryesore të Madridit në 4 triumfet e tyre në Champions League në 5 sezonet e fundit.
Por tani ai ka pasur një ndryshim të madh, dhe atij iu janë shfaqur problemet e para të këtij sezoni. Kroati nuk ka startuar në asnjërën nga dy ndeshjet e para të ekipit këtë sezon, ndaj Atleticos dhe ndaj Getafes.
Ndaj Atleticos në Superkupën e Europës u inkuadrua në vendin e Asensios në minutën e 57’të dhe luajti vetëm 19 minuta ndaj Getafes në xhiron e parë të La Ligas. Tani Kroati shpreson që të startojë sonte ndaj Gironas pasi ndihet më shumë i gatshëm, pasi ishte lojtari i fundit që iu bashkua ekipit në parasezon më 8 gusht.’