Ishte një faul i pastër nga Muniesa në Marco Asension që çoi në golin e parë të Realit kundër Gironës, sipas ish-gjyqtarit, Andujar Oliver.
Gjqytari kryesor i ndeshjes, Martinez Munuera, akordoi penallti në minutën e 37-të dhe Sergio Ramos shënoi golin e barazimit.
“Nuk ka dyshim, gjyqtari ka marrë vendimin e duhur sepse ndërhyrja e Muniesas ishte e qartë,” – tha Andujar për Marcan.
Në pjesën e dytë, Benzema shënoi një tjetër gol nga pika e bardhë e penalltisë.
“Përsëri nuk ka asnjë dyshim, Pons shtyu lojtarin e Madridit (Asension),” – spjegoi Andujar.