Vinicius Junior pritet t’a bëjë debutimin e tij të dielën me Real Madrid Castillan.
Braziliani do të jetë nën urdhërat e Solarit në ndeshjen e tij të parë në Segunda B, ku do të luajë kundër Las Palmas Atletico në Estadio Alfredo di Stefano, me fillim nga ora 12:00.
Julen Lopetegui theksoi situatën e tij aktuale në konferencën për shtyp.
“Ai është një lojtar që stërvitet me ne, dhe nëse nuk e ftojmë atë, ai do të ketë mundësinë të luajë me Castillan.” – tha tekniku bask.
Ajo që nuk ishte e qartë ishte se kur do të merrej vendimi që ai do të luajë me të rinjtë apo jo.