Real Madridi i Julen Lopetegui po merr formë. Stili i tij i lojës tashmë mund të vlerësohet qartë dhe secili lojtarë e di se cfarë do të jetë roli i tij brenda ekipit. Bale është konfirmuar si lideri i ri i sulmit. Uellsiani ka misionin e vështirë për të shënuar golat e Cristianos dhe të gjitha rrugët thonë se Benzema do të jetë ende një ‘9’ i sulmit të ekipit.
Isco e di se është fundamental në skemën e trajnerit të ri dhe me Kroos & Modric që do të jenë përgjegjës për punën e ekipit. Asensio është përfituesi i madh i largimit të Cristianos, pasi Lopetegui e ka zgjedhur atë si zëvëndësues të Portugezit në krahun e majtë.
Por cili është lojtari aktual i ekipit tek i cili ka ndikuar më së shumti largimi i trajnerit Zidane?
Ai lojtar mban emrin e Lucas Vazquez i cili luajti plot 53 ndeshje në sezonin e kaluar dhe këtë sezon me ardhjen e trajnerit të ri ka luajtur vetëm 13 minuta ndaj Getafes dhe në finalen e superkupës së Europës u inkuadrua në minutën e 83’të në vendin e Iscos. Vazquez ka qenë zgjidhja e parë nga stoli për Zidane dhe tani është bërë zgjidhja e tretë për trajnerin Lopetegui rreth lojtarëve që inkuadrohen në fushë nga stoli.
Zidane nuk e përfshiu në listën e lojtarëve të finales së Cardiffit në vitin 2017, por në sezonin që shkoi, Vazquez ishte një startues ndaj PSG-së në Francë dhe performanca e tij ndaj Bayernit në Champions i dhuroi atij vendin e titullarit para Bale.
Ndërsa tani Lucas po kalon nëpër një situatë shumë të ndryshme në krahasim me përvojën me trajnerin Francez dhe është i gatshëm të punojë për të kërkuar vendin e titullarit në Madrid dhe për të fituar besimin e Lopeteguit, ish trajnerit të tij te Spanja.