Thierry Hazard, babai i yllit të Chelseat dhe njërit nga objektivat kryesor të merkatos së Real Madridit, iu referua mundësisë që djali i tij të vishet me bluzën e bardhë dhe bëri të ditur që largimi i Zidane ndryshoi gjithçka.
”Nuk mund të them saktë se çfarë ndodhi. Mbase Real Madridi ka një politikë që iu jep mundësinë më të rinjëve. Eden Hazard ka edhe një vit më tepër në kontratën e tij verën e ardhshme por është e mundur që asnjëherë të mos shkoje në Madrid,” siguroi ai për të përditshmen Belge ‘Hiet Niewuwsblad’.
”Do të ishte një tjetër histori nëse Zidane do të vazhdonte në Real Madrid, por ai kishte arsyet e tij për t’u larguar,” vazhdon ai. Eden Hazard tashmë ka luajtur me Chelsean këtë sezon në Premier League por në asnjërën ndeshje nuk ka qenë titullar. Kishte minuta në ndeshjen e parë ndaj Arsenal dhe më pas edhe ndaj Huddersfield.