Trajneri i ri i Real Madridit, Julen Lopetegui ka aktualisht 27 lojtarë në dispozicion, prej tyre pesë portierë.
Koha po kalon për Julen Lopetegui, pasi fundi i merkatos verore po afrohet dhe ai duhet të zgjidhë të ardhmen e tetë lojtarëve.
Tetë vendimet që duhet të bëjë Lopetegui:
Andriy Lunin – Portieri ukrainas ka luajtur 84 minuta në ndeshjet parasezonale. Të dyja klubet, Leganes dhe Rayo Vallecano kanë shfaqur interesim për të nënshkruar në form huazimi.
Kiko Casilla – Ardhja e Courtois në Real Madrid ka shkaktuar ndryshime në portën madrilene, me Casilla që tani llogaritet si portier i tretë mbrapa Navasit dhe Courtois. Një huazim do ishte i pashmangshëm me Leganes dhe Sevilla të interesuar për të.
Luca Zidane – Luca Zidane është një tjetër lojtar që pritet që sezonin e ardhshëm të mos luaj në Santiago Bernabeu me një huazim që sipas të gjitha gjasave do të jetë në Elche. Portieri francez bëri debutimin e tij me skuadrën e parë, sezonin e kaluar kundër Villarealit.
Jesus Vallejo – Mbrojtësi i lindur në Zaragoza ende nuk e ka bindur plotësisht trajnerin e ri dhe është një tjetër lojtar i cili duket i destinuar të largohet në form huazimi. 21 vjeçari impresiaonoi gjatë periudhës së tij me Eintracht Frankfurt, por nuk arriti të siguronte minutazh nën urdhërat e Zidanes.
Fabio Coentrao – Mbrojtësi portugez luajti dy sezone në Francë te AS Monaco dhe sezonin e kaluar në vendlindjen e tij, Sporting CP. 30 vjeçari nuk ka vend në skuadrën e teknikut bask dhe do të largohet.
Marcos Llorente – Shumë menduan se ardhja e Lopeteguit te Reali do t’i hapte derën Llorentes të ishte zëvendësuesi i Casemiros. Por siç duket ai nuk ka arritur t’a bind trajnerin bask, me Ceballos që zëvendësoi Casemiron gjatë SuperKupës së Europës dhe nuk u ftua me Getafen fundjavën e kaluar. Villareal, Espanyol dhe Alaves kanë treguar interesim për shërbimet e lojtarit.
Vinicus Junior – Sulmuesi brazilian nuk gjeti hapësirë në finalen e SuperKupës dhe në ndeshjen e parë në La Liga. Burime të brendshme të klubit raportojnë se ai do të stërvitet me skuadrën e parë, por do të luajë për Real Madrid Castillan.
Borja Mayoral – Është në ‘pole position’ për të mbetur në Madrid sezonin e ardhshëm si rezerë pasi fitoi besimin e Lopeteguit gjatë parasezonit, ku përfshinte edhe një gol kundër Milanit. Alaves ka treguar interesim për shërbimet e tij, por ai nuk pritet të largohet.