Sulmuesi polak i Bayern Munich, Robert Lewandowski, ka dhënë një intervistë për Sport Bild në të cilën ka thënë se nuk mendon për largimin nga Bayerni dhe gjendet përsëri në zemër të klubit Bavarez.
Lewa e pranon se mendoi të largohej nga klubi në muajin prill pas shumë kritikave: ”Në prill dhe maj, unë isha në kritika të të gjithëve, nuk e ndjeva mbështetjen e klubit, ndihesha vetëm.”
Polaku nuk shënoi në 2 apo 3 ndeshje të rëndësishme, ishte në kritikat e të tjerëve dhe e pranoi se nuk i doli askush në mbrojtje dhe për këtë arsye kërkonte largimin.
Kjo intervistë e tij i mbyll përfundimisht derën Realit për nënshkrimin me të dhe sulmuesi Polak gjithashtu tha se do të ishte i lumtur nëse do t’a përmbushte kontratën aktuale me klubin Bavarez deri në vitin 2021.
”Jam përsëri në zemër me Bayernin, kam ndier mbështetjen e tifozëve dhe e kam kuptuar se ata ende duan që të jem këtu. Qëllimi im është të përmbush kontratën time me këtë klub. Nuk mendoj fare për ligat tjera.”, ishin fjalët e sulmuesit Bavarez.