Real Madridi do të refuzoje çdo kërkesë të federatës Spanjolle për të luajtur një ndeshje të kampionatit në Amerikë apo Kanada.
Sipas klubit, kjo është diçka e papranueshme sepse ndanë tifozët nga futbolli i vërtetë dhe pas kësaj gjithçka kalon në komercializëm.
Madje, Real Madridi ka nxitur edhe klubet tjera të kundërshtojnë një çmenduri të tillë. Të gjithë në Madrid mendojnë se futbolli i vërtetë duhet të luhet në vendin ku garojnë ekipet, e jo me mijëra kilometra larg vetëm për të kënaqur kompanitë e marketingut.
Sergio Ramos do të përfaqësoje Real Madridin në takimin që La Liga do të zhvilloje me lojtarët.