Teksa Real Madridi do të preferonte që Marcos Llorente të qëndrojë në Santiago Bernabeu këtë sezon, Espanyol nuk po heq dorë nga shpresat për nënshkrimin e të riut dhe të do mundohet deri në ditën e fundit të kësaj merkato verore.
Në zyrat e klubit katalanas ekziston një shpresë për realizimin e kësaj lëvizje, por klubi është i vetëdijshëm se kampionët europianë nuk janë të gatshëm të lejojnë largimin e 23 vjeçarit.
Ata gjithashtu e dinë se do të ketë tjera skuadra që do t’i bëjnë konkurrencë atyre për të nënshkruar me Llorenten.
Espanyoli dhe Real Madridi në të kaluarën kanë punuar së bashku në një numër të konisderuar marrëveshjesh.
Kiko Casilla, Asensio, Alex, Jorge Burgui, Lucas Vazquez & Jose Callejon janë disa nga lëvizjet e fundit me dy klubeve.