Një nga vendimet më të mëdha që Julen Lopetegui do të duhet të bëjë në ditët dhe javët në vazhdim ka të bëjë me pozicionin e portierit, pasi Real Madridi tani ka dy portier të klasit botëror në dispozicion.
Keylor Navas ka qenë portier i tre Champions League të fundit të fituara, ndërsa Thibaut Courtois cilësohet si një nga më të mirët në pozitën e tij.
Në të kaluarën, Lopetegui ka pasur një portier të përhershëm, duke zgjedhur Fabianon në Porto në kampionat poashtu edhe në Champions League, para se Iker Casillas të nënshkruante me portugezët dhe të bëhej gardiani i portës për dy vite tjera, ku më pas tekniku bask u shkarkua.
Megjithatë, trajnerët tjerë kanë pasur ideja të ndryshme për të menaxhuar situata të tilla. Le t’ia hedhim një këndvështrim katër situatëve të fundit dhe si u zgjodhën ato:
Keylor Navas vs Iker Casillas
Në Real Madrid ka pasur një situatë të ngjajshme vetëm pak vite më parë, kur Reali nënshkruajti me Navas për t’i bërë konkurrencë Casillasit.
Carlo Ancelotti vendosi t’a bëjë Navasin portier për ndeshjet në Copa del Rey, ndërsa Casillasin në Champions League dhe La Liga, me përjashtim në këtë të fundit kur disa herë u aktivizua edhe Navas.
Iker Casillas vs Diego Lopez
Pas largimit të Mourinhos, Ancelotti pati një situatë konfuze përsëri, ku më pas ai vendosi të luaj me Diego Lopez në kampionat, teksa me Casillas në Copa del Rey dhe Champions League, ku atë sezon këto të dy të fundit u fituan.
Claudio Bravo vs Marc-Andre ter Stegen
Luis Enrique kishte dy portier të klasit botëror në dy sezonet e tij të para dhe vendosi të luante me Claudio Bravon në La Liga, ndërsa me Marc-Andre ter Stegen në kompeticionet tjera.
Manuel Neuer vs Marc-Andre ter Stegen
Ter Stegen me Neuerin ishin në listën e të ftuarve për Kupën e Botës këtë vitë dhe trajneri i Gjermanisë, Joachim Low zgjodhi t’ia besojë portën Neuerit, edhe pse Ter Stegen kaloi një sezon mahnitës, ndërsa portieri bavarez ishte në një pjesë të madhe të sezonit i dëmtuar.
Kjo nuk funksionoi mirë.