Me vetëm dhjetë ditë që merkatoja verore të mbyllet në Spanjë, drejtori i përgjithshëm i Valencias, Mateu Alemany, i’a ka bërë të qartë Real Madridit se çfarë duhet të bëjnë për të nënshkruar me Rodrigo Morenon.
Sulmuesi spanjoll ka tërhequr interesimin e Real Madridit pas performancave të tij shumë të mira.
“Unë nuk jam në kontakte me ta (Real Madrid),” – tha Alemany për BeIn Sport.
“Nëse ata ofrojnë 120 milion euro, nuk mund të bëjmë asgjë, por Rodrigo shihet shumë i lumtur dhe i motivuar këtu. Rodrigo është shumë i rëndësishëm për ne dhe duam që ai të qëndrojë këtu.” – përfundoi ai.