Fillimi me fitore i Real Madridit në La Liga për këtë sezon u shënua edhe me një paraqitje të mirë nga Dani Ceballos dhe mesfushori pas ndeshjes theksoi se nuk kishte ndonjë ankesë lidhur me trajtimin e tij nga Zinedine Zidane.
Ceballos e gjeti veten në stol përgjatë një kohë të madhe në sezonin e tij debutues në kryeqytetin spanjoll, por ai shpreson se do të ketë më tepër minutazh nën urdhërat e Julen Lopeteguit.
“Nuk kam ankesa rreth Zidanes, ai më bëri më të pjekur”, theksoi ai në intervistën pas ndeshjes.
Lopetegui është i njohur për aftësinë e tij për të punuar me lojtarët e tij pas periudhës së tij si trajner i të rinjëve të kombëtares spanjolle dhe së marruri më të mirën nga Ceballos do të jetë një nga detyrat e tij më të mëdha.
“ishte e vështirë pas një viti pa pasur minutazh për të fituar besimin.” – tha ai.
“Unë kisha këtë shancë bazuar në punën time të fortë. Jam shumë i lumtur dhe nuk mund të isha më krenar.” – përfundoi Ceballos.