Real Madridi mposhti Getafen me lehtësi në ndeshjen hapëse të La Ligas, duke vendosur kështu prapa shpine disfatën në Superkupën e Europës dhe duke evituar çdo shans për të vazhduar me ndjenjat negative.
2 gola të shënuar nuk ishin të mjaftueshëm për të treguar realisht atë që Real Madridi tregoi në fushë teksa dominimi ishte nga fillimi e deri në fund të ndeshjes duke lënë kështu një ndjenjë të mirë në Santiago Bernabeu.
Dhe këto janë 5 gjërat pozitive që mund të nxjerim nga debutimi në kampionat:
Posedimi
Ekipi i Julen Lopeteguit e dëshiron topin në pronësi. Ndeshja e djeshme e tregoi qartë këtë. Real Madridi kishte 78% të posedimit të topit dhe do të duhet të shkonim shumë vite prapa për të gjetur një performancë të tillë të Real Madridit me një kontroll kaq të madh të lojës. Për të qenë më të saktë, ishte 12 Shkurti i vitit 2012 kur ekipi menaxhoi 80% të posedimit të topit ndaj Levantes.
Siguria në mbrojtje
Njëra ndër më të veçantat e ndeshjes ishte porta e paprekur. Mbrojtja e skuadrës punoi në mënyrë të shkëlqyer duke mbyllur hapsirat për sulmuesit e Getafes të cilët mezi gjenin ndonjë moment për të vënë në vështirësi Navas, duke menaxhuar kështu vetëm një goditje drejt portës.
Pasimet
Getafe duhej të bënte një përpjekje të jashtëzakonshme për të marë topin nga lojtarët Madrilen dhe shpesh herë kjo nuk ishte e mundur. Diferenca në pasime ndërmjet dy skuadrave ishte e madhe. Real Madridi bëri 793 pasime me një precizitet prej 91%. Getafe menaxhoi një saktësi prej vetëm 65% nga 222 tentimet për pasime. Toni Kroos bëri një ndeshje pothuajse perfekte në këtë drejtim duke pasuar me një precizitet prej 98% (116 nga 118). Thënë ndryshe, dy herët që ai humbi topin ishin pozita të rrezikshme të cilat mund t’i kushtonin skuadrës.
Rigjallërimi i Gareth Bale
Bale ka marë me plot gëzim sfidën për të udhëhequr sulmin e Real Madridit dhe për të mbushur kështu vendin e lënë zbrazët nga ana e Cristiano Ronaldos. Uellsiani është i përfshirë në lojë më shumë se asnjëherë më parë dhe ka një ndikim pozitiv tek skuadra. Ai përfundoi sezonin e kaluar në super formë dhe atë po e mban edhe në këtë fillim sezoni. Është i shpejtë, eksploziv, ka ritëm, është shumë i përfshirë në ndërtimin e aksioneve dhe nuk të fal përpara portës. Dje zhvilloi një ndeshje madhështore me një gol dhe një asist në emrin e tij.
Zhvillimi i Marco Asensios, Dani Ceballos dhe Nachos
Lopetegui ka besim të plotë tek Asensio dhe Ceballos. Ata janë lojtar që i përshtaten shumë lojës së trajnerit dhe për këtë arsye ai nuk heziton t’i jape dyshes në fjalë më tepër minuta se kandidatëve të tjerë. Asensio ka startuar në dy ndeshje rradhazi dhe ka luajtur në nivele të larta. Përfaqësuesi i kombëtares Spanjolle është përgjigjur mirë ndaj detyrës që i ka dhënë trajneri. Insistimi i tij solli edhe golin e Bales. Diçka e ngjajshme ndodhi edhe me Ceballos. Ai u la jashtë nga Zidane por duket se do të ketë një rol më të rëndësishëm me Lopeteguin. Mesfushori është gati për sfidën.
Nacho është një tjetër në listë. Mbrojtësi i lindur në Madrid u fut në vend të Varanes këtë ndeshje, që bëri një figurë të keqe ndaj Atletico Madrid. Spanjolli zhvilloi një ndeshje impresionuese, ashtu siç ka bërë zakonisht. Shkathtësia që posedon e bën atë një lojtar shumë të nevojshëm për çdo skuadër, duke marë në konsideratë edhe faktin që ai mund të luaje në çdo pozitë të mbrojtjes.