Rodrygo zakonisht luan në krahun e majtë, edhe pse ka pasur raste kur ka luajtur edhe në të djathtë, por mbrëmë kundër Sport Recife ai luajti si qendër-sulmues.
I blerë nga Real Madridi për 45 milionë euro, ai vazhdoi edhe këtë sezon me Santosin duke luajtur si zëvendësues mbrëmë pasi fillimisht skuadra e tij ishte duke kryesuar me rezultat 1 – 0 fal golit të Sasha-s.
Pasi u inkuadrua në lojë, ai ndihmoi skuadrën e tij me një gol pas një asistimi nga Derlis Gonzalez, duke evituar rënien e skuadrës braziliane nga kampionati.
Ishte goli i tij i gjashtë i sezonit, duke u bërë golashënuesi më i mirë i skuadrës, por mbetet katër gola mbrapa Pedros së Fluminense, i cili është golashënuesi më i mirë i kampionatit.
Për më shumë, ju ftojmë t’a ndiqni performancën e tij individuale: