Pas një urdhëri nga federata e La Liga Santander, Real Madridi u detyrua të ndryshonte fontin e tyre të fanellave.
Kundër Getafes, Los Blancos kishin veshur të njejtat fanellat e bardha që kishin edhe në finalen e SuperKupës së Europës, por me një font krejtësisht të ndryshëm të numrave.
Një gjë e ngjajshme ndodhi sezonin e kaluar.
Për Champions Leaguen, Kupën e Botës për Klube, SuperKupën Europiane dhe Kupën e Mbretit, klubet janë të lira të përdorin cilindo font që ata dëshirojnë.
Megjithatë, në kuadër të La Ligas, është vendosur që fonti i numrave të jetë identik për të gjitha skuadrat.