Skuadra ka arritur fitorën e parë zyrtare nën udhëheqjen e trajnerit Julen Lopetegui dhe të parën në La Liga për këtë sezon. Duke dominuar në të gjitha aspektet, skuadra mposhti Getafen me rezultat 2 – 0 në ndeshjen që u zhvillua në Santiago Bernabeu.
Ishte Dani Carvajal ai i cili zhbllokoi shifrat në pjesën e parë, ku goli erdhi me kokë pas një tollovie të krijuar dhe një kontrollimi jo të mirë të topit nga portieri kundërshtar. Pasi të dyja skuadrat shkuan në zhveshtore me rezultat 1 – 0 në favor të madrilenëve, ishin lojtarët e Lopeteguit të cilët vazhduan të shënonin edhe në pjesën e dytë. E në pjesën e dytë në një rast fal një rrëmbimi dhe kontrollimi mahnitës të topit nga Marco Asensio, pasimi i të cilit më pas u shëndrrua në gol nga Gareth Bale, ngriti epërsinë për 2 – 0.
Ndeshja e rradhës e Real Madridit është më 26 gusht, të dielën, kundër Gironas nga ora 22:15.
Ju ftojmë t’a ndiqni videon e mëposhtme për golat dhe rastet më të mira të ndeshjes: