Trajneri i Valencias, Marcelino nuk është i shqetësuar nga spekulimet që e lidhin Rodrigon me Real Madridin, duke preferuar të mos thotë shumë rreth kësaj.
Në rast se një lëvizje e papritur do të bëhet për sulmuesin, Los Che do të jenë të gatshëm t’i shikojnë alternativat e mundshme.
I pyetur për interesimin e Realit për të, Marcelino nuk shtoi shumë dhe la gjithçka të hapur.
“A mund të shkojë në Madrid me kërkesën e Lopeteguit? Kjo është diçka që duhesh t’a pyesësh Lopeteguin.” – tha ai fillimisht.
“Mendoj se ai do të qëndrojë këtu. Duket i bindur dhe i motivuar. Nëse Real Madridi e dëshiron atë, atëherë, ka një klauzolë lirimi.” – përfundoi tekniku Marcelino.