Klubi italian, Inter ka mohuar akuzat e Realit se ata kanë kontaktuar direkt me lojtarin e tyre, Luka Modric, pa lejen e Florentino Perezit.
Ky reagim i “Nerazrureve” vjen pas denoncimit që Real Madridi bëri disa ditë më parë ndaj tyre në lidhje me rastin në fjalë.
Madje, klubi i Interit në përgjigjien e saj mohon të ketë pasur ndonjëherë kontakt me mesfushorin kroat.
“Nerazzurret” poashtu kanë bërë me dije se dokumenti me akuza që ka dërguar Real Madridi në FIFA përmban elemente që nuk janë relevante.
Një kontakt direkt me lojtarin sipas të rregullave të FIFA-s është i lejuar vetëm atëherë kur lojtari ka më pak se gjashtë muaj kontratë – diçka që nuk vlen te rasti i Modric.
Për çeshtjen në fjalë i mbetet FIFA-s të vendosë nëse do të hapet apo jo një hetim zyrtar kundër klubit italian.
Merkatoja verore në Itali përfundoi sonte në orën 20:00.