Gareth Bale ishte protagonisti kryesor i ekipit në këtë parasezon që ekipi e mbajti në SHBA dhe e përfundoi me ndeshjen e vlefshme për trofeun Bernabeu në Madrid.
Uellsiani tani dëshiron të jetë lideri kryesor i ekipit pas largimit të Cristianos dhe duket se po përgatitet shumë për fillimin e sezonit të ri nën udhëheqjen e Julen Lopetegui. Bale madje po praktikon edhe disa rituale që të jap më të mirën e tij.
Kamerat kanë kapur disa momente kur Bale para cdo stërvitjeve në këtë parasezon, kishte një shishe ujë në dorë dhe i hidhte atë këmbëve të tij.
Ju ftojmë t’a ndiqni videon e mëposhtme për më tepër nga ky ritual kurioz që praktikoi Bale në stërvitjet e këtij parasezoni: