Marcelo iu përgjigj gazetarëve pas finales së mbrëmshme që ekipi e humbi ndaj Atleticos në Superkupën e Europës.
Mbrojtësi Madrilen analizoi në përgjithësi ndeshjen dhe kërkoi nga bashkëlojtarët të ngritin kokën lart pasi sezoni ende nuk ka filluar dhe do të jetë i gjatë.
”Futbolli është kështu. Fiton ai që gabon më pak. Dështuam dhe do të përpiqemi të mos i bëjmë ato gabime përsëri pasi na kushtoi me finale. Ata gabuan më pak dhe merituan fitoren. Këto gabime erdhën nga lodhja pasi shumica e lojtarëve jemi rikthyer vonë nga botërori, por nuk është një justifikim.”
”Luajtëm mirë dhe e patëm topin pothuajse në gjithë ndeshjen. Eshtë e vështirë të fillosh kur pranon gol në fillim dhe përvec kësaj kemi gabuar në dy topa që pothuajse nuk e bëjmë kurrë. Kjo na kushtoi me barazimin. Në kohën shtesë u përpoqëm por mendoj se lodhja na ka ngadalësuar.”
”Duhet të shihni se cfarë kemi bërë. Kam ndjenjën se kemi bërë një ndeshje të mirë. Kemi pasur topin, luajtëm si ekip dhe luftuan. Nuk duhet të dëshpërohemi pasi sezoni i tëri është përpara. Nuk jam ai që sjell nënshkrime. E shoh ekipin mirë. Jemi një ekip. Luajtëm mirë deri në fund.”