Sheshi Cibeles i Real Madridit dhe sheshi Neptuno i Atleticos do të mbetet vetëm këtë herë. As Real Madridi dhe as Atletico nuk kanë planifikuar të shkojnë në sheshin e tyre që të festojnë titullin për të cilin do të luftojnë sonte, Superkupën e Europës.
Në fakt, asnjë ekip Spanjoll nuk e feston këtë titull me tifozët e tyre në shesh por e kanë prezantuar këtë titull para tifozëve në ndeshjet e para hapëse të La Ligas. Megjithatë, supozohet se të dyja ekipet nuk kanë planifikuar të festojnë këtë titull në sheshet e tyre për arsye se të nesërmen menjëherë do të fillojnë me përgatitjet për ndeshjet hapëse të kampionatit Spanjoll këtë fundjavë dhe nuk kanë kohë për të humbur.
Nëse Reali e fiton këtë titull atëherë do t’a prezantojë para tifozëve të tyre të dielën kundër Getafes në Bernabeu, ndërsa nëse e fiton Atletico atëherë do t’a prezantonte titullin në Wanda Metropolitano në xhiron e dytë La Ligas që do të luajë në stadiumin e tyre ndaj Rayo Vallecanos.