Sergio Ramos poashtu u shfaq përpara mediave për të folur për ndeshjen e nesërme ndaj Atleticos. Kapiteni kishte disa fjalë edhe për Ronaldon dhe Klopp mes tjerash, për të diskutuar më pas për finalen.
Superkupa e Europës: ”Është një privilegj të qenit këtu, një sinjal i mirë. Është çmimi që mer pasi ke fituar Championin dhe në kemi iluzionin të arijmë këtë trofe dhe të fillojmë kështu sezonin.”
Çmenduri në Tallin: ”Do të na pëlqente të luanim më afër por janë dy ekipe të mëdha dhe ndiqen kudo. Na pëlqen që po e shijojnë këtë përballje.”
Kritika për Klopp: ”Nuk do të insistoj në këtë temë. Veçse kam dhënë mendimin tim dhe tërhiqem përsëri, nuk e bëj me qëllim. Dëshiron të arsyetohet që nuk fitoi finalen, por nuk është e para që humbet. Nuk është gjë. Thënë ndryshe, e kam votuar si njëri nga trajnerët më të mirë të vitit, që të mbetet pak më i qetë.”
Cristiano: ”Këtu gjithmonë jemi ndjerë një familje. Nuk e di se ku do të dale me fjalët e tij. Çelësi i suksesit ka qenë ky, që ishim si një familje dhe ashtu jemi ndjerë. Me të humbëm një lojtar jashtëzakonisht të rëndësishëm, por nuk do të ndalemi së fituari për këtë arsye. Ky klub është mbi të gjithë lojtarët, madje edhe mbi ato më emblematikët si puna e tij. Real Madridi nuk do të ndaloje së fituari. Shpresoj t’i shkoje mirë dhe neve njëjtë.”
Courtois: ”Nuk gjykojmë të shkuarën e asnjë futbollisti. Gjithmonë tentojmë që ai që vjen të ketë një adaptim të mirë dhe të qeshet. E ka merituar të vije këtu. Përforcohet rivaliteti dhe kjo është pozitive për skuadrën. Askuish nuk e sheh si një lojtar me një të shkuar tek Atletico.”
Skuadër e re: ”Nuk janë vendimet tona dhe vetëm mund të them që kemi dyert e hapura për të gjithë që vijnë. Përderisa ekziston iluzioni dhe uria në ekip, ne do të jemi këta që jemi sepse mentaliteti është më i rëndësishëm se talenti individual.”