Julen Lopetegui pas ndeshjes ndaj Milanit në kuadër të trofeut Bernabeu tha se porta e ekipit nuk është një problem për të pasi ai ka dy portjerë madhështor për të vendosur për gardianin e ekipit. Sonte kur ekipi luan ndeshjen e parë zyrtare nën udhëheqjen e teknikut Spanjoll, Navas do të jetë startues i padiskutueshëm dhe Courtois madje nuk do të jetë as në stolin e ekipit.
Krejt kjo vjen pasi portjeri Belg nuk është regjistruar në listën e lojtarëve që do të luajnë ndaj ish klubit të tij, Atleticos. Në anën tjetër, Atletico ka regjistruar me kohë dy lojtarët e ri të tyre, Kalinic dhe Arias.
Klubi nuk e përfshiu atë në listë pasi ai ka kryer vetëm 5 seanca stërvitore dhe Navas do të jetë startues pa ndonjë debat. Casilla do të jetë zëvëndësimi i tij.
Debutimi i Courtois mund të vijë të dielën e ardhshme në debutimin në La Liga për sezonin e ri (vs. Getafe, 22:15).