Përveç Lopeteguit dhe Ramos, ishte edhe Marcelo ai i cili u shfaq në konferencën për media për të folur për ndeshjen e nesërme ndaj Atletico Madrid (21:00h).
Derbi Europian: ”Është një nder të luash një finale më tepër me Real Madridin. Kemi shumë dëshirë për të luajtur dhe fituar.”
Interesimi i Juventus: ”Jemi në një finale dhe do të flas vetëm për finalen.”
Rivaliteti ndaj Atleticos: ”Çdo ndeshje është e ndryshme dhe finalet janë të ndryshme. Ata janë përmirësuar shumë dhe ne poashtu. Do të ketë gjithçka në këtë ndeshje sepse janë dy ekipet më të mëdha dhe në një finale mund të ndodhë gjithçka. Të dyja ekipet janë shumë të mira.”
Sekreti i suksesit: ”Vazhdimi i punës me modesti dhe dhënia e maksimumit në çdo stërvitje. Jemi në klubin më të mirë në botë.”
Vinicius: ”Për mua ai është e tashmja sepse ndodhet në skuadrën tonë. Është një fëmijë akoma, një adoleshent të cilin do e mundojmë t’a qetësojmë në mënyrë që të ndjehet mirë. Është e tashmja dhe e ardhmja. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur që ai të ndjehet mirë. Ka një të ardhme të mirë përpara.”