Julen Lopetegui u shfaq përpara mediave për të folur për ndeshjen e nesërme ndaj Atletico Madrid, që do të shënoje edhe debutimin e tij zyrtar me Real Madridin. Tekniku foli për Balen dhe Benzeman, por nuk dëshiroi të flasë për merkaton.
Titulli i parë: ”Senzacionet janë të mira dhe optimiste. Duam të bëjmë një ndeshje të madhe ndaj një rivali që na çon në limite, si gjithmonë dhe ne dëshirojmë t’a shoqërojmë.”
Atletico: ”Është një ekip i madh dhe ka një menaxhim fantastik. Shumë ekspert në rivalizimin në nivelin maksimal dhe duhen shoqëruar ata të cilët të çojnë në këta limite.”
Nënshkrimet: ”Ndeshja është shumë e rëndësishme për të humbur kohë për këto gjëra. Duhet të koncentrohemi për finalen.”
Epoka e Zidane: ”Zizou ka bërë një punë të jashtëzakonshme me suksese të paaritshme, por është një epokë e kaluar tashmë. Nuk do të shohim prapa, por përpara me vetëbesim dhe me punë për të aritur suksese të tjera.”
Bale: ”Është një lojtar që na pëlqen që ndodhet me ne. Është shumë i motivuar me shumë iluzion dhe po punon shumë mirë që nga fillimi i sezonit. Jemi të kënaqur me qëndrimin dhe iluzionin e tij. Është një super-profesionist që po stërvitet me iluzionin e një të riu. Jemi të bindur që do të bëje një parasezon të madh.”
Courtois – Keylor: ”E kam të qartë se kush do të luaje, por nuk do të tregoj formacionin.”
Benzema: ”Vlen e njëjta që thash për Balen. Gjithmonë më është dukur një lojtar shumë i mirë.”
Finalja: ”Mendoj një ndeshje në limite në të gjitha aspektet. Do të kërkohet versioni më i mirë.”