Një derbi Madrilen do të vendosë për kampionin e Superkupës së Europës 2018 këtë vit. Ekipi do të përballet kundër Atleticos nesër në stadiumin Le Coq Arena de Tallin (Estonisë), të motivuar jashtë normave për të vazhduar dominimin në Europë.
Për këtë motivim, Lopetegui brenda ekipit aktual ka lojtarë që e dinë ndjenjën e shënimit në finale të Superkupave Europiane më herët. Asensio, Ramos, Carvajal, Casemiro dhe Isco, janë 5 lojtarët aktual të ekipit që kanë shënuar më herët në finale të Superkupave Europiane.
Në vitin 2016, Ramos barazoi rezultatin ndaj Sevillas në minutën e 93’të ndërsa Asensio shënoi në debutimin e tij. Më vonë në minutat e fundit të lojës shtesë shënoi edhe Carvajal që i dha fitoren ekipit me një gol të bukur.
Dy lojtarët tjerë, Casemiro dhe Isco shënuan në Superkupën e vitit të kaluar ndaj Man UTD. Casemiro shënoi i pari ndërsa Isco i dha titullin ekipit me golin e tij për 2-1 pasi Anglezët shënuan nëpërmjet Lukaku.