Superkupa e Europës e sontme ndërmjet Real Madridit dhe Atleticos do të jetë me ndryshe se në edicionet tjera që nga koha kur luhet për këtë titull.
Në Superkupën e Europës të këtij viti 2018, që do të luhet sonte në Tallin të Estonisë, për herë të parë do të përdoren ndryshimet e reja që i ka sjellur UEFA. 3 ndryshimet që do të jenë në superkupën e këtij viti për dallim nga vitet tjera janë: një zëvëndësim nëse ndeshja shkon në vazdhime, regjistrimi i 12 lojtarëve në stol dhe mundësia e komunikimit teknologjik në stafin teknik të ekipeve.
Përmes një njoftimi zyrtar, UEFA ka paralajmëruar që nëse ndonjëri nga pjesëtarët e stafit teknik të ekipeve përdor ndonjë mjet të paautorizuar, automatikisht do të largohet nga stoli dhe do t’a shikoj ndeshjen nga tribunat.
Gjithashtu në këtë vit do të përdoret edhe sistemi VAR për herë të parë në historinë e këtij kompeticioni. Këto ndryshime nuk kanë qenë në vitet paraprake dhe këtë vit UEFA ka vendosur të aprovojë ato duke lënë hapësirë që viteve të ardhshme të vendoset edhe ndonjë risi e re.