Skuadra e Real Madridit udhëtoi për në Tallinn (Estoni) sot, ku do të përballen me Atletico Madridin të mërkurën mbrëma në kuadër të SuperKupës së Evropës.
Julen Lopetegui ka ftuar 29 lojtarë për këtë ndeshje, duke përfshirë edhe disa lojtarë të rinjë.
Të gjithë këta lojtarë do të lejohen të jenë në stol, pasi nuk do të ketë kufizim, siç ishte më përpara prej 18 lojtarësh.
Megjithëse Alvaro Odriozola dhe Jesus Vallejo janë të lënduar, edhe ata janë pjesë e të ftuarve.
Lista e plotë e skuadrës:
Portierë: Keylor Navas, Kiko Casilla, Luca Zidane, Andriy Lunin, Thibaut Courtois.
Mbrojtës: Dani Carvajal, Jesus Vallejo, Sergio Ramos, Raphael Varane, Nacho, Marcelo, Alvaro Odriozola, Sergio Reguilon, Javi Sanchez, Sergio Lopez.
Mesfushor: Toni Kroos, Luka Modric, Casemiro, Marcos Llorente, Marco Asensio, Isco, Dani Ceballos, Fede Valverde.
Sulmues: Karim Benzema, Gareth Bale, Lucas Vazquez, Borja Mayoral, Raul de Tomas, Vinicius Junior.