Luajti me ekipin e tij të ri Milanin kundër ish-skuadrës së tij Real Madridit në Santiago Bernabeu.
Debutoi, arriti të shënojë gol ndaj Madrileneve, por nuk festoi. E kur u zëvëndësua i gjithë Bernabeu i dhuroi ovacione për nderë të viteve të tij të luajtura në Real Madrid.
Gjithë këto i përjetoi dy netë me parë Gonzalo Higuain. Ky ovacionit të tifozëve Madrilen iu përgjigj me duartrokitje në fushë, por jo vetëm.
Ai pas ndeshjes publikoi një video në llogarinë e tij zyrtare në Twitter në të cilën dëgjoheshin ovacionet që mori nga tifozët në Bernabeu ku i falenderoi këta të fundit për dashurinë dhe duartrokitjet ndaj tij.
“Është gjithmonë mirë t`iu njihen gjërat e mira që keni bërë”, shkroi 30 vjeçari në Twitter.
El Pipita kaloi shtatë vjet në Real Madrid ku luajti 264 ndeshje në të cilat shënoi 122 gola dhe dhuroi 26 asistime.
Postimi i tij në Twitter
Gracias Santiago bernabeu por el cariño y los aplausos, siempre es lindo que te reconozcan cuando uno hace las cosas bien..👏👏👏😊😊😊 pic.twitter.com/wt4ctB0Bw3
— Gonzalo Higuaín (@G_Higuain) August 12, 2018