Trajneri Madrilen, Julien Lopetegui ka thënë para finales me At.Madridin në Superkupën e Europës se ekipi i tij është i obliguar të fitojë gjithçka.
“Nuk kemi më shumë presion që luajmë ndaj At.Madridit, është një finale që do të thotë një trofe dhe duhet të japim gjithçka”, është shprehur 51 vjeçari.
Kundërshtari i tyre At.Madridi sipas Lopeteguit është shumë i fuqishëm dhe i komplikuar.
“Ne i njohim mirë, i kemi gjithashtu rival lokal”, ka deklaruar trajneri Madrilen.
Ndërkaq, fitimin e një tjetër Champions League, ai po e sheh si gjënë më të vështirë.
“Duhet përpjekur të jemi gjithnjë e më ambicioz. ADN-ja e Real Madridit janë të dy palët, lojtarët dhe trajnerët”, bëri të ditur Lopetegui.
E ndjenjat e tij të para si trajner i Real Madridit, Lopetegui i cilësoi si shumë të mira.
“Klubi na jep të gjitha ato lloje te objekteve në mënyrë që ne të mund të zhvillojmë punën tonë në mënyrën më të mirë. Jemi të privilegjuar”, ka treguar ish-lojtari Madrilen.
Ai shtoi se qëllimi i tyre në këtë sezon është që të jenë një ekip fantastik, i fortë, e i cili do ta shfrytëzojë anën kolektive e indiviudale për të mirën e të gjithëve.
Finalja e Superkupës Europiane ndaj At.Madridit, e cila zhvillohet me 15 gusht, do të jetë ndeshje e parë zyrtare e Lopeteguit me Real Madridin – njëherit mundësia për ta fituar trofeun e parë.