Martin Odegaard është lojtari i vetëm nga skuadra e parë që nuk është pjesë e të ftuarve për përballjen e së Mërkurës me Atl. Madridin.
Julen Lopetegui ka publikuar sot listën e të ftuarve për SuperKupën e Europës, me të riun norvegjez, Martin Odegaard, i vetmi lojtar i skuadrës parë që është lënë jashtë. Kjo është shenjë e qartë se ai nuk është pjesë e planeve të teknikut për sezonin 2018/19.
Sezonin e kaluar, ai ishte i huazuar te skuadra holandeze, Heerenveen.
Në ditët e fundit, sulmuesi është lidhur me një transferim në form huazimi me dy skuadrat e Championshipit, Aston Villa dhe Derby County.