Në edicionin e 39-të të trofeut ‘Santiago Bernabeu’, Real Madridi mbrëmë kishte kundërshtar AC Milanin. Kjo ishte ndeshja e katërt dhe e fundit parasezonale e Realit përpara SuperKupës së Evropës të Mërkurën kundër Atletico Madridit.
Me një lojë dominuese, skuadra e Julen Lopetegui shënoi 3 gola kundrejt skuadrës së Gattusos që shënoi vetëm një gol. Kjo ishte ndeshja e fundit testuese e teknikut bask për t’a parë se në çfarë niveli përgatitor është skuadra e tij përpara finalës së lartëpërmendur.
Mes lojtarëve që shkëlqyen mbrëmë ishte edhe i riu i Realit, Vinicius Junior. Edhe pse kishte hapësirë vetëm prej 13 minutash, ai mahniti tifozët e pranishëm me spektaklin që dhuroi, e pikërisht me lëvizjet, pasimet, fintet & driblimet e mrekullueshme.
Për më shumë, ju ftojmë t’a ndiqni videon e më poshtme për të shikuar performancën individuale të brazilianit: