Real Madridi nuk ka hequr dorë nga nënshkrimi me Eden Hazard. Ata madje janë të gatshëm të ofrojnë 220 milionë euro për shërbimet e tij.
Lajmin e bën të ditur e përditshmja angleze Express.
Këto informacione vijnë disa ditë pasi trajneri i Chelsea, Sarri u shpreh se belgu Hazard është i lumtur në Londër.
“Unë kam biseduar me të tre ose katër herë”, pati thënë Sarri.
Por ndryshe nga trajneri i tij, Hazard mban ligjin e heshtjes dhe është ende duke pritur ofertën e Real Madridit.
Ai pas Kupës së Botës deklaroi se të gjithë e dinë ekipin e tij të preferuar, ku do të deshironte të trasferohej. Megjithëse nuk e përmendi emrin e atij ekipi, mediet aludonin se bëhej fjalë për Real Madridin.
Ai luajti dje me Chelsea në fitoren 3-0 përballë Huddersfield në Premierë League.
Tregu i transferimeve ka përfunduar në Angli, por deri më 31 gusht, largimet nga skuadrat e Premier Ligës janë të hapura.