Luka Modric ishte një nga yjet e Kupës së Botës dhe një nga emrat në buzët e tifozëve gjatë gjithë verës. Ai ka vendosur të qëndrojë në Real Madrid pas shumë spekulimeve për një kalim të tij te Interi.
Më poshtë i keni të listuara 6 gjëra që ndoshta nuk i keni ditur për gjeniun kroat “Modric”.
Kujtimi më i keq i fëmijërisë së tij
Gjyshi i tij quhej gjithashtu Luka Modric i cili qëllua ndërsa ishte duke u kujdesur për bagëtitë e tij.
“Ishte momenti më i keq i jetës sime”, kujtoi lojtari.
Dekada më vonë, fajtorët u dënuan nga gjykata e Hagës.
“Lufta më bëri më të fortë”, tha Modric.
Xhaxhai Zeljko ia zbuloi talentin nipit të tij
Vëllai binjak i babait të tij ishte futbollist në rininë e tij dhe menjëherë e zbuloi talentin e nipit të tij.
Modric u refuzua nga disa akademi për shkak të fizikut të tij të dobët.
6 tituj në dy sezone me Zagrebin
Pasi u ftua në 2005 nga Dinamo Zagreb, ai i ndihmoi ata të bëheshin pothuajse të pamposhtur në Kroaci.
Lulëzim nën Juande Ramos
Kur trajneri spanjoll ishte në krye të Tottenhamit, ai i bindi ata që të bënin nënshkrimin më të shtrenjtë në historinë e tyre duke e sjellë Modric në Premierligë për 27 milionë euro.
Një Madrilen me zemër
“Është e vështirë të gjesh një djalë që e do Real Madridin aq sa ai dhe ju mund ta shihni këtë çdo herë që ai luan kundër nesh”, ka thënë Ivan Rakitiç për bashkëlojtarin e tij te kombëtarja.
Trajneri i tij e admiron atë
Zlatko Dalic, i cili e udhëhoqi Kroacinë në finalen e Kupës së Botës në Rusi, është i bindur se mesfushori ishte “lojtari më i mirë i kompeticionit”. Përveç kësaj, trajneri beson se Modric është edhe një njeri i madh.