Pas një periudhe të shpejtë të spekulimeve për të ardhmen e tij, Luka Modric ka vendosur të qëndrojë në Real Madrid.
Kështu kanë bërë me dije burime të afërta me mesfushorin kroat.
Këtë vendim 32 vjeçari Modric e mori pas konsultimeve me familjen dhe këshilltarët e tij të ngushtë.
Modric me vendimin për të qëndruar në Real Madrid do të fitojë tani një pagë prej 6.5 milionë euro në vit.
Gareth Bale dhe Sergio Ramos kryesojnë slistën e pagave në Bernabéu me 11 milionë euro në vit përderisa Karim Benzema dhe Toni Kroos janë pak më poshtë, duke fituar secili 8.5 milionë në vit.
Modriç ka dy vjet të mbetura në kontratën e tij aktuale, e cila me shumë mundësi do të rinovohet përseri – e e cila do ta mbante atë në Bernabeu deri në fund të karrierës se tij.