E ardhmja e Luka Modricit është bërë e qartë, me mesfushorin kroat që do të qëndrojë, duke i dhënë edhe një rritje page në kontratën e re si shpërblim për performancat e tij për klubin dhe gjithashtu duke marrur parasysh performancat edhe në Botëror për Kroacinë.
Siç raporton MARCA, paga e tij tani do të jetë e njejtë me kapitenin, Sergio Ramos dhe vetëm Gareth Bale do të përfitojë më shumë se ai dhe Ramos. Rritja e pages është tregues i qartë se sa i rëndësishëm është ai në skuadër dhe sa i vlefshëm për klubin.
Oferta e Interit kishte ngritur dyshime në klub dhe jo vetëm se Modric mund të tundohej dhe të kërkonte një lëvizje në San Siro.