Jurgen Klopp nuk e fshin dot nga mendja humbjen në finale nga Real Madridi. Duket sikur i peshon aq shumë sa çdo herë që i vjen rasti, nuk nguron t’a përmendë dhe të arsyetohet. Mbase në këtë formë edhe tenton të shfajësohet.
”Nuk dua të fitoj me çdo kusht. Natyrisht që do të më pëlqente të fitoja Champions Leaguen dhe nuk do e ktheja titullin nëse do bëheshin gjëra pa vend. Nuk e pres këtë nga ai (Ramos), pres vetëm që ai të reflektoje më tepër në vlerësimin e disa situatave të caktuara,” u shpreh Jurgen Klopp.
”Mbase ishte rastësi, por Mohamed Salah u nxor nga ndeshja gjatë një faze të jashtëzakonshme në karierën e tij si futbollist, në mesin e fushës. Shumë njerëz do të thonë që këto gjëra ndodhin, por nëse ky është mesazhi që do u japim fëmijëve tanë, që asgjë nuk është bërë nga kockat dhe gjithçka që vlen është fitorja, atëherë unë do të jem krenar që do të largohem nga ky planet brenda 40 viteve”, vazhdoi ai.
”A jam një humbës i keq? Jo. Por gjatë përgaditjeve tona kishim një diskutim për Ramos sepse ai ishte prej atyre që vendosi finalen e vitit të kaluar me një simulim dhe një karton të kuq për Cuadradon ndaj Juventus. Real Madridi meritoi të fitonte Championsin, askush nuk ka thënë asgjë për këtë, por a duhet t’i mendosh këto situata me Ramos? Jo, nuk duhet!”, përfundoi Klopp.