Keylor Navas ka këmbëngulur që ai nuk do të largohet nga klubi pavarësisht nënshkrimit me Thibaut Courtois, i cili u bë zyrtare dje, me një kontratë prej 6 sezonesh.
Portieri Kosta Rikan arriti në Santiago Bernabeu në vitin 2014 nga Levante për 10 milion euro, pas performancave të mira në Kampionatin Botëror në Brazil, po atë vitë.
“Natyrisht, dhe e them këtë me bindje, kam të njejtën dëshirë për t’u larguar aq sa kam dëshirë të vdes.” – tha ai për Onda Ceron.
Në total, ai ka luajtur 141 ndeshje zyrtare me klubin, dhe fitoi tre trofe të Champions Leagues, një La LIiga, katër Kupa të Botës për Klube, tre SuperKupa të Evropës dhe një SuperKupë të Spanjës.