Luka Modric do te kerkoje nga Florentino Perez t’a lere te largohet ne menyre qe t’i bashkohet Inter. Sipas asaj që raporton Onda Cero, Kroati do të kërkoje mirëkuptimin e presidentit në takimin që do të zhvillohet gjatë ditës së sotme (e Premte).
Inter i ofron Lukas nje kontrate 4 vjecare + 2 vite ne Kine me nje page prej 10 milion euro neto ne sezon.
Ne rast se Florentino Perez refuzon kerkesen e Luka Modric, Kroati nuk do te rebelohet dhe do te pranoje vendimin e presidentit.
Real Madridi nga ana tjeter nuk e ka ndermend te privohet nga sherbimet e Luka Modric. Kjo për shkak të vështirësisë në gjetjen e një zëvendësuesi të denjë, sidomos tani kur afrohet edhe fundi i merkatos.
Ndersa sa i perket ofertes se Inter dhe formes se si eshte bere, klubi e konsideron jo serioze dhe kunder rregullave te Fair Playt Financiar.
Në klub besojnë se çështja mund të zgjidhet paqësisht dhe drejtori i përgjithshëm i klubit, Jose Angel Sanchez, do të zhvilloje disa takime me përfaqësuesit e lojtarit për një rinovim kontrate.