Përfaqësuesit e Real Madridit ndodhen në Romë për të negociuar një marëveshje për sulmuesin e Inter, Mauro Icardi, gjithnjë sipas asaj që raporton Libertad Digital.
Ndonëse jo një burim shumë i sigurtë, pronari i kësaj medie, Juanma Rodriguez, punon dhe kontribon edhe tek Real Madrid TV. Gjithnjë sipas Libertad Digital, negociatat po zhvillohen me bashkëshorten dhe përfaqësuesen e Icardit, Wanda Nara.
Icardi është 25 vjeç dhe Real Madridi do të duhej të shpenzonte disa para për të marë shërbimet e tij, kjo sepse klauzola e largimit prej 110 milion eurosh ka skaduar disa javë më parë. Sidoqoftë, Madrilenët kanë nevojë për një sulmues dhe Icardi do të ishte një opsion i mirë për t’u patur në skuadër.
Do të ishte interesante nëse konfirmohej si lajm sepse Real Madridi ka pothuajse një muaj për të kompletuar marëveshjen për Icardin. Nëse drejtuesit Madrilen konsiderojnë se kanë nevojë për një golashënues në sulm, Icardi mund të jetë lojtari që kërkojnë, kjo sepse objektivat si Kane apo Neymar janë shumë të shtrenjtë për t’u përballuar.