Në konferencën e zhvilluar për mediat pas prezentimit të tij si lojtar i Real Madridit, Thibaut Courtois është përgjigjur ndaj pyetjeve të ndryshme të gazetarëve, ku mes tjerash u veçuan: goli i Ramos në Lisbonë, pritja në Wanda Metropolitano, Eden Hazard, etj.
Më poshtë ju kemi sjellur 8 thëniet më të veçuara nga konferenca e tij:
Madrilen që prej në fëmijëri: ”Të gjithë kur jemi fëmijë, kemi një klub që na tërheq vëmendjen. Kisha një bluzë të Iker Casillas në një ndeshje të luajtur në Champions Leaguen e vitit 2002 ndërmjet Real Madridit dhe Anderlecht, besoj se isha 10 vjeç në atë kohë. Gjithmonë kisha dhurata nga Madridi.”
Gara me Keylor Navas: ”Kur erdha në Chelsea në vitin 2014, erdha për të zëvendësuar Cech. Kisha të njëjtën pyetje dhe sot jemi miq.”
Nënshkrimi me Hazard: ”Hazard është një lojtar i madh, do më pëlqente t’a kisha gjithmonë pranë. Do të shohim se çfarë ndodh në të ardhmen. Nëse vjen këtu do të ishte diçka fantastike. I uroj më të mirën.”
Pritja që do i bëhet në Wanda: ”Do të pritem si të gjithë ata që janë pjesë e Real Madridit. Kam respekt maksimal për Atleticon. Besuan tek unë por isha në formën e huazimit dhe ishte ndryshe. Asnjëherë deri më sot nuk kam puthur ndonjë stemë, ndërsa sot e bëra, sepse jam aty ku dua të jem.”
Një verë me pak blerje: ”Klubi punon aty ku beson se ka nevojë për lojtar. Nëse shihni skuadrën, është shumë e fortë. Nuk besoj që çdo verë duhet të sjellësh njerëz të rinjë.”
Reali apo Atletico: ”Objektivi im ka qenë gjithmonë të vi këtu. Kjo është e qartë, e gjithë bota e di, edhe pse nuk mundja t’a thoja në media.”
Goli i Ramos në Lisbonë: ”Janë gjëra që ndodhin në futboll. Unë e mposhta në Copa Del Rey. Tani i them që do të fitojmë një tjetër Champions sëbashku. Kjo është një nga ëndërrat e mia më të mëdha.”
Thirjet kundër Real Madridit: ”Në ato momente isha shumë i ri, më kapi momenti. Kërkova falje ashtu siç po e bëj dhe tani, nuk është diçka e imja. Do të jap gjithçka për stemën e Real Madridit.”