Përkundër faktit që Eidur Gudjhonse ka luajtur për tre sezone në Barcelonë, kjo nuk e ka ndaluar të t’a lejoj djalin e tij, Andri Lucas Gudjhonsen, të bashkohet me akademinë e Real Madridit, La Fabrica.
Në moshën 16 vjeçare, Islandezi, i cili luan si qendër-sulmues, do të përballet me një sfidë të re tani.
Lojtari njoftoi nënshkrimin me Real Madridin vetë, në profilin e tij personal në Instagram.
“Jam shumë i ngazëllyer dhe krenar të njoftoj se kam nënshkruar me Real Madridin! Le të fillojmë!” – shkroi ai në postimin në fjalë.