Interi mund të qëndroj me shpresën e nënshkrimit me Luka Modric, por Real Madridi nuk ka hezituar t’a paraqesin lojtarin në reklamimin e fanellave të treta të reja.
Cristiano Ronaldo nuk u shfaq në asnjë nga reklamimet e fanellave të reja të Realit për sezonin 2018/19, dhe më pas u largua. Por, Modric ishte pjesë së fundmi në setin fotografik për fanellat e treta.
Teksa nga Madridi mund të jenë të pakënaqur me mënyrën se si po trajtohet e ardhmja e Modricit nga agjentët e tij, ata dëshirojnë t’i tregojnë botës se Kroati do të mbetet njëri prej lojtarëve të Lopeteguit.