Mateo Kovacic është vetëm një hap larg nga bashkimi me Chelsean në form huazimi për sezonin e ardhshëm.
Lojtari dhe të dy klubet së shpejti do të arrijnë një marrëveshje pas negociatave, që do të jetë e përshtatshme për të gjitha palet, raporton MARCA.
Kroati do të marrë minutazhin e kërkuar në Londër, teksa Chelsea do të përforcohet në mesfushë me një futbollist fantastik dhe Madridi ende do t’a ketë në kontroll një lojtar që ata kanë besim të madh në të.
Marrëveshja u arritë të hënën në mëngjes pasi Kovacic mori një vendim të mos stërvitej me Los Blancos, në mënyrë që klubi të jetë i detyruar të negociojë për një lëvizje.
Kroati e bëri të qartë se ai nuk do të shkonte në Valdebebas derisa klubi të zgjidhte çështjen e tij.
Marrëveshja mes dy klubeve do të zyrtarizohet në orët e ardhshme dhe Kovacic së shpejti do të niset për në Londër për të nisur një fillim të ri.