Lucas Vazquez është një nga shokët më të mirë të Luka Modricit në zhveshtoren e Real Madridit.
Ai e njeh mirë atë dhe pas përfundimit të ndeshjes kundër Juventusit, Vazquez theksoi se pavarësisht përpjekjeve të Interit për të nënshkruar me Modricin, ai do të mbetet.
Ashtu si Lucas, e gjithë skuadra është e bindur se mesfushori nuk do të largohet.
Interi, pas reagimit të Los Blancos, tashmë po mendojnë për opsione tjera.
“Ne jemi të qetë, e kemi atë këtu dhe nuk kam asnjë dyshim se ai do të vazhdojë me ne. Ju kurrë nuk e dini çfarë ndodh në futboll, por Luka është një lojtar i Realit dhe do të vazhdojë në këtë mënyrë. Kjo është ajo që unë e ndjej, por nuk jam brenda kokës së tij.” – ishin fjalët e Vazquez pas ndeshjes kundër Juventusit në lidhje me këtë.
Disa minuta para deklaratës së Vazquez, edhe Julen Lopetegui u desh t’iu përgjigjej të njejtës pyetje dhe pranoi se ishte një admirues i madh i kroatit.
“Presidenti ka thënë tashmë se çfarë duhet të thuhet dhe nuk ka asgjë për të shtuar. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe ne presim ardhjen e tij (në parasezon) me krahë të hapur. Kam folur me të pas Botërorit. Ai është një lojtar që e dua dhe ne jemi të lumtur që e kemi këtu.” – theksoi tekniku bask.
Modric do të kthehet në stërvitje të mërkurën, siç ishte rënë dakord më parë edhe me dy finalistët tjerë të Kupës së Botës, por që ata u rikthyen më herët (të dielën), Raphael Varane dhe Mateo Kovacic.