Toni Kroos foli për aktualitetet e Real Madridit në një intervistë të dhënë për ESPN ku vlerësoi situatën e ekipit pas largimit të Cristiano Ronaldos dhe nivelin e treguar nga Luka Modric në botërorin Rusi 2018, aty ku u emërua edhe lojtari më i mirë i kampionatit.
Sipas asaj që shpjegon mesfushori Gjerman, largimi i Portugezit (450 gola në 438 ndeshje) ”do të jetë i vështirë për t’u kompenzuar, sidomos 50 golat që ai shënonte në sezon. Cristiano ka qenë një pjesë fundamentale për ne në vitet e fundit dhe ishte thelbësor në sukseset tona. Përveç kësaj, jam absolutisht i bindur në kualitetet tona. Do të rikthehemi të jemi përsëri të fortë me objektivin e njëjtë – fitimin e trofeve.”
Mes tjerash, Toni Kroos, i zgjedhur edhe lojtari më i mirë Gjerman i vitit 2018, tregoi se nuk ishte i surprizuar nga niveli i Luka Modric në botëror sepse ”është e qartë që do të luante në atë nivel. Kemi qenë bashkëlojtarë për katër vite dhe e di se çfarë lojtari i jashtëzakonshëm është Luka.”
Krejt për fund, Gjermani vlerësoi edhe ardhjen e Lopeteguit në skuadër: ”Kam stërvitur me të për një javë tashmë dhe për mua është emocionuese, veçanërisht pasi nuk e njihja me kaq autoritet. Ka një kapacitet motivues shumë të rëndësishëm. Bashkëlojtarët e mi Spanjoll flasin vetëm gjëra të bukura për të, kam shumë dëshirë për të vazhduar bashkëpunimin.”