Ekipi ka arritur fitoren e parë nën udhëheqjen e trajnerit Julen Lopetegui dhe të parën në këtë parasezon. Me një dominim në të gjitha aspektet dhe me lojtarë të ri në fushë, ekipi mposhti Juventusin me rezultat 3-1 në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të International Champions Cup.
Të gjithë golat e ndeshjes u shënuan nga lojtarët Madrilen. Së pari Carvajal shënoi autogol për ti dhuruar epërsinë Italianëve ndërsa Bale barazoi rezultatin me një supergol në fund të pjesës së parë. Posa filloi pjesa e dytë Vinicius Jr asistoi tek Asensio i cili i dhuroi ekipit epërsinë në 2-1. Më pas Asensio shënoi edhe njëherë për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 3-1.
Kjo ndeshje ishte ndeshja e parafundit miqësore e ekipit për këtë parasezon. Miqësorja e fundit është ndaj Romas më 08 gusht dhe pastaj më 15 gusht ndeshja finale e superkupës së Europës ndaj Atleticos.
Ju ftojmë t’a ndiqni videon e mëposhtme për golat dhe rastet më të mira të ndeshjes: