Agjenti i portierit belg ka theksuar për shtypin britanik se lojtari i ka thënë Chelseas se dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin, por klubi po refuzon t’a lërë të shkojë.
Agjenti i Thibaut Courtois, Christophe Henrotay, ka folur për The Sun dhe ka thënë se dëshira e portierit belg është nënshkrimi për Real Madridin, por Chelsea po mundohet t’a mbajë atë në Stamford Bridge.
“Unë kam lexuar kudo që Chelsea është duke thënë se nvaret nga Thibaut, por ai i ka bërë të qartë klubit se alternativa më e mirë është që portieri të shkojë në Madrid. Për atë ky është një vendim i madh, sepse ai dëshiron të jetë pranë familjes së tij dhe ka një ofertë në tavolinë që Chelsea t’a pranojë.” – tha Henrotay.
Me vetëm pesë ditë larg që merkatoja verore të mbyllet në Angli, të dy, Courtois dhe Reali po shpresojnë që Chelsea do të bjerë dakord për këtë lëvizje. Por nëse ‘Blues’ nuk mund të gjejnë ndonjë zëvendësim për belgun në ditët në vijim, nuk ka gjasa që t’a lejojnë largimin e Courtois.