Rëndësia e kapitenit Sergio Ramos brenda ekipit është e padiskutueshme. Ai ishte udhëheqësi dhe shpëtimtari i ekipit gjatë 13 viteve të tij si lojtar Madrilen. Pesha e tij në zhveshtore mbi të gjitha është më e madhe, pasi ka kontrollin e gjithë saj. Me vitet e tij, karakterin dhe lidershipin e tij në grup.
Kjo ka bërë që klubi të mendojë më shumë për të pasi i ka dhuruar më shumë pushim atij për vitin e dytë radhazi. Kapiteni iu bashkua ekipit në parasezonin e këtij viti më 1 gusht dhe jo më herët sic kishin bërë bashkëkombasit e tij Spanjoll që luajtën në botëror (25-26 gusht), për arsye se klubi i kishte dhënë më shumë pushim atij për shkak të rëndësisë që ka për klubin.
Rëndësia e kapitenit është jetike për klubin, si në fushë ashtu edhe jashtë saj dhe do të jetë lideri kryesor i ekipit për 5 titujt që do të luftojnë në sezonin 2018/19. Sfidat e ekipit për sezonin e ri do të fillojnë qysh më 15 gusht ndaj Atleticos në finalen e Superkupës së Europës për të vazhduar më pas në La Liga, Champions League, Botërorin e Klubeve dhe në Copa del Rey.