Sipas gazetës italiane, Gazzetta dello Sport, qëndrimi i Luka Modricit nuk ka ndryshuar dhe ai do të takohet me presidentin e Real Madridit dhe do të mundohet t’a bindë atë për një largim.
Pavarësisht reagimit të Real Madridit ndaj raportimit të Gazzetta dello Sport se Luka Modric dëshiron një lëvizje jashtë klubit, gazeta italiane tani vjen me një tjetër raportim. Ata thonë se Modric do të takohet me Florentino Perezin për t’a bindur atë t’a lë të largohet nga klubi për Interin.
Sipas gazetës italiane, ai do të takohet me Perezin javën e ardhshme, kur kroati do të kthehet nga pushimet. Mesfushori po kërkon një sfidë të re dhe do të mundohet t’a bindë Perezin të largohet duke pasur parasysh pritjet e mëdha te Interi. Modric dëshiron të jetë pjesë e tij.
Modric rinovoi konratën e tij deri në vitin 2020 dhe ai tani është 32 vjeç, gjë që do të thotë ai do të jetë 34 vjeç në fund të kontratë së tij dhe sipas të gjitha gjasave afër daljes në pension. Ai merr mbi 9 milionë euro në vitë dhe nuk do të kërkoj një rritje page në Itali. Nuk është në të njejtën situatë si Ronaldo, por edhe ai u hetua nga autoritetet spanjolle për mashtrim taksash dhe u detyrua të paguante 1 milion euro për të shmangur ndonjë problem. Ligji i ri i taksave në Itali mund të jetë gjithashtu një nxitje për kroatin të lëvizë në San Siro.
Sipas Gazzetta-s, Interi ka edhe një emër tjetër në listën e tyre, por ata nuk duan që ai të dalë në ‘dritë’ sepse mund të jetë pengesë e lëvizjes së Modricit. Teksa, Arturo Vidal, i cili ishte shumë i lidhur me Interin, duket se ka ndërruar mendje dhe është rrugës drejt Barcelonën, kjo mund ta bëjë edhe më të dëshpëruar Interin për të nënshkruar me një mesfushor të kalibrit botëror.